Flash News

KRYESORE

Italia sheh ëndrra me europian, Mancini ul tifozët me këmbë në tokë

Italia sheh ëndrra me europian, Mancini ul tifozët me këmbë

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur në lidhje me shortin e Euro2020. Numri një i stolit të italianëve mendon se skuadra e tij nuk pati shumë fat, pasi ka në grup skuadra të bezdisshme si Zvicra, Turqia apo Uellsi. Tekniku ka bërë mirë me skuadrën e tij në eliminatore dhe oreksi i është rritur.

SHORTI – “Grupi nuk është kaq i thjeshtë sa e bëjnë njerëzit, por mund të jemi optimistë. Mendoj se të tre rivalët tanë nuk kanë asgjë për të humbur. Ata kanë lojtarë të rinj dhe shumë të aftë në përbërje”.

RIVALËT – “Zvicra mbetet gjithmonë një skuadër e bezdisshme për t’u përballuar. Trajneri i tyre e njeh në perfeksion futbollin italian. Surpriza mund të jetë Uellsi. Mos të harrojmë edhe Turqinë, arritën t’i merrnin 4 pikë Francës në grup”.

TË RINJTË – “E vetmja mënyrë për t’i njohur nga afër lojtarët e rinj ishte grumbullimi. Është e vërtetë që kam thirrur shumë të rinj në kombëtare. Grupi që do të marrë pjesë ne Europian është përcaktuar përgjithësisht. Nëse del ndonjë lojtar i ri si Paolo Rossi apo Sqillaci… do na bëhej qejfi”.

SERIE A – “Interi e meriton të jetë në krye me Juventusin, por është ende herët për të folur për titullin kampion. Më vjen keq që Milan, Napoli, Roma dhe Lazio nuk ndodhen në garën për titull”.

Të fundit