Flash News

KRYESORE

Izolimi, një fakultet në Tiranë vendos të zhvillojë provimet online

Izolimi, një fakultet në Tiranë vendos të zhvillojë

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ka vendosur që provimet e sezonit të verës të bëhen online.

Aktualisht studentët janë duke ndjekur mësimin online dhe në këtë mënyrë është menduar që të mbyllet semestri i dytë i këtij viti akademik.

Mësohet se departamentet do të nxjerrin datat e provimeve sipas rregulloreve në fuqi. Kështu, do të parashikohen dy data për secilën disiplinë.

Studentët kanë të drejtë të marrin pjesë në provim vetëm në një nga datat e caktuara nga departamenti.

Studentët që nuk do të munden të marrin pjesë në provim në asnjë nga datat e këtij sezoni, do t’u jepet mundësia në një sezon në shtator 2020.

Të fundit