Flash News

KRYESORE

“Jam e famshme sepse kam një prind që më trashëgoi diçka”, deklarata për të cilën Lori nuk është krenare

“Jam e famshme sepse kam një prind që më trashëgoi

Ishte viti 2014 kur Lori Hoxha mori pjesë në “Dancing With The Stars Albania” nga ku edhe u shpall fituese. Katër vite më pare Lori ishte shumë më ndryshe nga çfarë është sot dhe jo me këmbë në tokë. Një vajze e re , e cila ishte trashëgimtare e një pasurie që i kishte lënë i ati, nuk kishte hyrë të thellohej shumë në atë çfarë priste të bëhej në të ardhmen e saj, pasi gjërat i kishte gati. Po të kthehemi pas në kohë, në punateten finale të ‘Dancing With The Stars’ kur finalistët pyetën se për çfarë janë të famshëm, Lori Hoxha përgjigjet se është e famshme sepse ka para.

Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin kur Lori jep këtë deklaratë, në minuten e 6,54

“Çfarë jam unë? Se po e mendoja gjatë. Kur më pyesin nuk e  di çfarë të them edhe tani po e mendoja. Ka disa që bëjnë diçka dhe janë të famshëm dhe ka ca të tjerë që kanë diçka dhe janë të famshëm. Dhe unë kam diçka për fatin e mirë. Unë kisha fatin që kisha një prind që bëri diçka dhe ma trshëgoi mua. Dhe unë prandaj jam e famshme”, iu përgjigj Lori pyetjes që gazetarja e ndjerë Adela i bëri asaj para katër vitesh.  

Jemi të sigurtë që Lori nuk është krenare për këtë deklaratë por me siguri ‘presioni’ që i bëhëj asaj nga publiku dhe mosha e saj e re e kanë bërë atë të nxitohej në përgjigje.Sot ajo punon më shumë për të merituar statusin që ka, i është dedikuar perandorisë që i ka trashguar i ati dhe që me shumë sukses bashkë me mamin dhe motrat po e çojnë përpara.

Para disa javësh e ftuar në një emision në radio NRG, Lori tha se është penduar që ka marrë pjesë në “Dancing With The Stars” edhe pse u shpreh ka punuar shumë në kohen kur ishte konkurrente. Ndoshta kjo është dhe arsyeja për të cilën është penduar, sepse nuk kishte pjekurinë e duhur, të cilen me kalimin e viteve e ka përvetësuar.

Gjithashtu, vërehet se Lori që nga ajo kohë ka pësuar shumë ndryshime në fytyrë.

Të fundit