Flash News

KRYESORE

“Jepini ilaçet”, Rama urdhëroi Gardën ta nxjerrin jashtë, flet studenti: Pse ngrita zërin para kryeministrit

“Jepini ilaçet”, Rama urdhëroi Gardën ta nxjerrin

Një incident ndodhi dje teksa kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

Gjatë fjalës një i ri ngriti zërin dhe tha se ‘studentët që diplomohen sot janë vetëm të pasur? Kam prerë biletën për t’u arratisur’.

Pas këtij momenti, Rama urdhëroi Gardën që ta nxirrte jashtë të riun, madje duke mos kursyer edhe ironinë kur tha: “Jepjani pra recetën këtij e të shkojë të marrë shërbim mjekësor”.

Sot, në studion e “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin ishte studenti Enriko Peçuli, bashkë me Klara Begollin, të Lëvizjes për Universitetin.

Sipas tyre gjithçka ndodhi pasi ata donin që t’i tregonin kryeministrit realitetin tjetër dhe jo atë që po fliste ai.

“Unë e kam me pozicionin e tij si kryeministër dhe jo me atë mpersonalisht. Nuk kam asgjë për të humbur. Unë po diskutoja edhe në komisariat se të pyesin pse i bëni këto gjëra dhe unë i them që nuk kam ambicie dhe nuk kam asgjë për të humbur”, tha studenti.

Incident në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë, i riu thërret gjatë fjalimit të Ramës: Kemi prerë biletën për tu arratisur

Të fundit