Flash News

KRYESORE

John Kerry zbulon kurthin e ngritur nga Izraeli dhe Egjipti: I kërkuan Obamës të bombardonte Iranin

John Kerry zbulon kurthin e ngritur nga Izraeli dhe Egjipti: I kërkuan

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se Izraeli dhe Egjipti në vitin 2015 kanë kërkuar nga administrata e ish presidentit të SHBA-ve Barack Obama “që ta bombardojë Iranin”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas artikullit të gazetës "Haaretz", Kerry, i cili foli në një forum të mbajtur në Washington, tha se para marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 mes qeverisë së Teheranit dhe Izraelit e Egjiptit, këta dy të fundit "kanë kërkuar nga administrata e Obamës ta bombardojnë Iranin”.

Ai tha se edhe mbretër e presidentë të shumtë kanë sugjeruar SHBA-të se “Gjuha e vetme që do ta kuptojë Irani është bombardimi”, Kerry tha se edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka “nxitur SHBA-të për të sulmuar Iranin”.

Kerry thotë se e dinte se në qoftë se SHBA-ja do ta kryente këtë, këto shtete të cilat e mbështesnin goditjen e Iranit, para opinionit do ta kritikonin SHBA-në. Kerry thotë se për këtë arsye ka menduar se ky është një “kurth”.

Duke e mbrojtur marrëveshjen bërthamore, Kerry thotë se nuk e di në qoftë se Irani brenda 10 apo 15 vitesh do të posedojë apo jo armë bërthamore, por që marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 ka qenë “marrëveshja më e mirë të cilën mund ta arrinte SHBA-ja”.

Marrëveshja bërthamore e cila parasheh që Irani të ndalë programin bërthamor dhe që në këmbim të saj të hiqen sanksionet e OKB-së, ishte nënshkruar më 14 korrik të vitit 2015 në mes të qeverisë së Teheranit dhe shteteve P5+1 (SHBA, Britania e Madhe, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania).

SHBA rikthehet në Ballkan, ‘buldozieri’ emërohet ambasador në Maqedoni

Të fundit