Flash News

KRYESORE

Juventusi do mbrojtësin e Shqipërisë, lajm i bujshëm përtej Adriatikut

Marash Kumbulla po paraqitet mirë dhe më mirë në kampionatin italian. Mbrojtësi i Shqipërisë ka arritur të jetë protagonist si titullar me ekipin e Hellas Veronës. 19-vjeçari ka zgjuar interesin e shumë klubeve të ndryshme në Itali.

Emri i fundit që ka dalë në listë është ai i Juventusit. Babai i shkodranit e ka pranuar vetë në një prononcim për Gazzetta dello Sport. "Fusco dëshironte ta merrte tek ekipi U23 i Juventusit, por Verona nuk hoqi dorë nga ai. D’Amico më tha se ky do të ishte viti i Marashit. Agjenti i tij, Gianni Vitali, i qëndron pranë dhe ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me Veronën”.

Rezultate imazhesh për marash kumbulla

Merkatoja po zien pranë shqiptari dhe ekipe si Juventusi, Napoli apo Fiorentina po monitorojnë me vëmendje situatën e lojtarit. Kumbulla ka një kontratë deri në vitin 2022 me Veronën.

Të fundit