Flash News

KRYESORE

Kalimi i Kopështit Botanik Bashkisë/ Panariti: Po gjymtohet Universiteti i Tiranës

Kalimi i Kopështit Botanik Bashkisë/ Panariti: Po gjymtohet

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti  ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për t'i kaluar Kopshtin Botanik, Bashkisë së Tiranës.  Sipas tij, shkëputja e Kopshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës është një shumë e mirëfilltë mbi botën akademike.

Në një reagim në facebook, Panariti thotë se kjo VKM e gjymton rëndë UT-në dhe mbi të gjitha rrezikon ruajtjen zhvillimin e studimin e florës shqiptare.

"Përse shkëputja e Kopështit Botanik nga Universiteti i Tiranës është një dhunë e mirëfilltë mbi botën akademike? Ja si përcaktohet në fjaloret enciklopedike qëllimi dhe misioni i Kopështit Botanik. Kopështi Botanik administrohet përgjithësisht nga universitetet ose institutet kërkimore shkencore, kjo sepse ndër të tjera ata përfshijnë herbariume dhe programe kërkimi mbi taksonomineë e bimëve. Misioni i tyre është që të ruajnë në mënyrë të dokumentuar florën kombëtare për ruajtjen, kërkimi shkencor dhe mbi të gjitha edukimin e brezit të ri me vlerat e kësaj pasurie kombëtare dhe botërore. Kopështi Botanik i parë universitar ka qenë kopështi botanik madhështor  i liceut të Teofrastit në Greqinë antike. Universitetet e periudhës së rilindjes Italiane, i kishin kopshtet botanike, diamante të krenarisë dhe të prestigjit të tyre. Ndërsa sot Universitetet e Oxford dhe Cambridge, krenohen me kopshtet botanike, të cilat janë museume të mirëfillta dhe pasuri akademike dhe taksonomine. Shkëputja e Kopështit Botanik nga Universiteti i Tiranës, e gjymton rëndë dhe në mënyrë të pariparueshme atë, por mbi të gjitha rrezikon ruajtjen, zhvillimin dhe studimin e florës shqiptare",   shkruan Panariti.

Të fundit