Flash News

KRYESORE

“Kam një vit pa drita! S’kam lënë derë pa trokitur”, qytetari nga Elbasani tregon vuajtjet e një viti

“Kam një vit pa drita! S’kam lënë derë pa

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm në Elbasan, ku u ka bërë ftesë qytetarërëve që t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.

Një qytetar mes lotësh, i ka treguar Bashës vështirësitë me të cilat po përballet. “Kam një vit pa drita. Këta komunistë. Këta fytyra të poshtra. S’kam lënë derë pa trokitur”, u shpreh qytetari.

Ndërsa kryedemokrati i kërkoi që të bëhet njësh me zërin e qytetarëve të tjerë .

“Kështu janë të gjithë. Siç i kanë duart të ashpra nga metalurgjiku, nga puna e fortë, kështu është bërë edhe shpirti i elbasanllinjve. Të shtunën do të bëhemi bashkë dhe nuk do të të lëmë vetëm”, u shpreh Basha.

Pjesë nga biseda e Bashës me tregtarët:

Tregtar: Jemi shumë dobët. Kam shitur apo s’kam shitur 2-3 bluza sot. Që në 8 vijmë dhe ikim në shtatë të darkës, burrë e grua të dy. Kam 7 vjet që e kam hapur, erdha nga Greqia. Ka rënë fuqia blerëse. 100m poshtë i kanë mbyllur dy dyqane.

Basha: 1500 biznese janë mbyllur në 2018 në bashkinë e Elbasanit. Është katastrofë, kështu nuk mund të vazhdohet më. Ka arritur aty ku nuk mban më. Duhët ta ndryshojmë. Ju e keni në dorë. Kjo është domethënia e 16 shkurt. Të nderojmë punëtorin jo vjedhjen. Bashkimi i shqiptarëve për të marrë në dorë fatet tuaja. Do të sjellim normalitet me uljen e taksave, uljen e çmimit të energjisë, ndalimi nga abuzimi me tatimorët me pullën në vitrinë, uljen e çmimit të karburantit.

Edhe një rrugë qe e gjetën gati, tunelin, nuk e mbaruan. Lekë vodhën, 80 milionë lek dhe s’kanë vazhduar investimin.

Ju ftoj të gjithë me 16 shkurt në Tiranë!

Të fundit