Flash News

KRYESORE

Kandidatit të PS i bie telefoni gjatë intervistës: Do më falësh se është Endri. Filip Çakulli do vijë të më ndihmojë

Kandidatit të PS i bie telefoni gjatë intervistës: Do më

Intervista e Mira Kazhanit për ‘TiranaPost’ me kandidatin e PS në Gjirokastër, Bledi Çuçi, është ndërprerë nga telefonata e Endri Fugës, këshilltari i kryeministrit Edi Rama.

Çuçi i është përgjigjur menjëherë telefonatës duke ndërprerë intervistën, veprim që tregon për pushtetin e madh që Fuga ka mbi kandidatët e PS. Vetë ish-ministri i tha gazetares Kazhani se Fuga do i dërgonte për fushatë Filip Çakullin, drejtuesin e emisionit investigativ “Fiks Fare”. Sipas Çuçit, Çakulli do e ndihmojë për fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit.

Pjesë nga intervista:

(I bie telefoni)

Bledi Çuçi: Do të më falësh se është Endri.

Mira Kazhani: Duhet të përgjigjesh, ok.

(Flet me Endrin)

Mira Kazhani: Ishte Fuga?

Bledi Çuçi: Po.

Mira Kazhani: Porosi?

Bledi Çuçi: Jo shkëmbime njerëzish që mund të ndihmojnë. Për shembull më tha që Filip Çakullin e ke të gatshëm për të ardhur në fushatë dhe të të ndihmojë një ditë.

Mira Kazhani: Ashtu? E ka vendosur? E bën për PS-në apo për ju direkt?

Bledi Çuçi: Nuk e di, do ta pyes.

Mira Kazhani: Ç’rëndësi ka, do i vjelësh frytet.

Të fundit