Flash News

KRYESORE

“Kanë varësi nga bastet”, vartësi i Ramës paralajmëron: Ligji mund të sabotohet nga ministra e deputetë

“Kanë varësi nga bastet”, vartësi i Ramës

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i cili prej 2 vitesh është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm ka paralajmëruar se ligji për mbylljen e lojërave të fatit do të ketë kundërshtime të shumta, duke përfshirë edhe ministra dhe deputet te mazhorancës aktuale.

Ndër argumentat që përdori Hajdari është se vetë këta zyrtarë të lartë janë të varur nga ky ves, ndonëse nuk përmendi ndonjë emër.

“Derisa ligji të shfuqizohet, do të ketë kundështime të mëdha, pasi duhet ta pranojmë se ka edhe ministra e deputet që vuajnë nga ky ves. Por publiku shqiptar eshte viktima e vetme këtu. Më e rëndësishmja është se ne kemi modele nga vende të ndryshme. Unë kam folur me fëmijët e mi në Amerikë dhe në Nju Jork nuk ka pika bastesh”, pohoi Hajdari, i cili u emërua në këtë post më 14 korrik 2016 me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kryeministri Rama ka premtuar se të gjitha pikat e basteve do të mbyllen deri në Janar, pavarësisht presioneve nga individ të ndryshëm, kryesisht pronarët e kompanive.

Të fundit