Flash News

KRYESORE

‘Ke 30 minuta kohë!”/ Meta: Një ambasadë e huaj ka shantazhuar zëdhënësin tim

Presidenti Ilir Meta njofton se zëdhënësi i tij Tedi Blushi është shantazhuar sipas tij, nga një ambasadë e huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim brenda 30 minutash.

Meta thekson se ka kërkuar hetim të menjëhershëm për këtë ngjarje, duke supozuar se është një lojë e Rilindjes dhe pa ngurruar të kërcënojë ‘mprapsht’ ata diplomatë që i kërcënuan zëdhënësin.

“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.

Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.

Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, shkruan Meta.

Të fundit