Flash News

KRYESORE

KE përshëndet votimin e "5 Qershorit": Ishte kyçe për fillimin e negociatave; për çdo ndryshim tjetër duhet gjithëpërfshirje

KE përshëndet votimin e "5 Qershorit": Ishte kyçe

Komisioni Evropian ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit nga Parlamenti ditën e sotme. Përmes një reagimi, KE bën me dije se miratimi i kësaj marrëveshje “përmbush një nga kushtet kyce për fillimin e negociatave të antarësimit me BE”, ndërsa shprehimisht theksohet se për çdo ndryshim të bërë duhet gjithëpërfshirje.

Komisioni, po ashtu, nxit të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik duke theksuar se procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të nxjerrë nga shinat shpirtin dhe rezultatet e 5 Qershorit.

 “BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të amendamenteve të Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të aritur në 5 Qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kyce për fillimin e negociatave të antarësimit me BE, sic është shpallur edhe në konkluzionet e Këshillit Europian, të datës 25 Mars 2020. Parashikimet e reja ligjore, do t’I japin Shqipërisë një kornizë elektorale me të standard me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne kemi mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor. Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa I përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demostruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit. Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të cënojë frymen dhe rezultatet e 5 Qershorit”, thuhet në deklaratën e Komisionit Europian.

Të fundit