Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
"Kemi 10 muaj në çadër nga tërmeti", denoncimi i qytetarit në Lezhë: S'kemi marrë asnjë përgjigje nga shteti
Partia Demokratike ka bërë një tjetër denoncim sa i përket ndihmës së personave të prekur nga tërmeti, teksa kanë kaluar 10 muaj nga 26 nëntori.
Familja e Gjok Kolës, banor në Tale të Lezhës, është ende në pritje të rindërtimit të shtëpisë së tij, teksa shprehet se nuk ka marrë asnjë përgjigje, se çfarë do të bëhet me banesën.
Në bisedën që pati me ish-nënkryetaren e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, ai thotë se pavarësisht kërkesave të shumta që ka bërë në institucionet përkatëse, nuk sheh ende dritë në fund të tunelit.
Më tej ai shton se deri më tani ka qëndruar në çadër nga frika se shtëpia mund t'i zërë brenda.
Biseda e plotë:
Gjok Kola: Jam Gjokë Kola, banor i Tales. Mu shemb shtëpia që në tërmetin e 26 nëntorit. Jam jashtë në çadër.
Alfrida Marku: Të kanë premtuar që shtëpia do rindërtohet?
Gjokë Kola: Po! Kërkesa kemi bërë boll, gjë nuk shohim, s’di gjë!
Alfrida Marku: Si e keni kaluar dimrin?
Gjokë Kola: Si kalohet po s’të ma kush, se jena t’u e kalu nëpër çadrat. Si kalohet? Kalohet si dimri.
Alfrida Marku: Ju të gjithë, 5 familjarë rrini në çadër?
Gjokë Kola: Po 5 familjarë, ec e hy prej frike brenda.
Alfrida Marku: Asnjë pjesëtar i familjes nuk punon?
Gjokë Kola: Asnja, se të jetë një, nanën kam…
Alfrida Marku: Keni nënën në pension dhe merrni ndihmë ekonomike.
Gjokë Kola: 50 mijë lekë, 50 mijë lekë të vjetra, ndihmë ekonomike 40 mijë, ato janë, edhe atë qira që ma paguajnë që 10 muaj. Këto janë fitimi jem. Tjetër të ardhura s’kam. Këto janë kushtet e mia, s’kam tjetër ça me thanë.