Flash News

KRYESORE

“Keni më dyshime për sistemin e instaluar në Shqipëri?” Sonila Meço: Ja çfarë ndodhi brenda 24 orëve

“Keni më dyshime për sistemin e instaluar në

Gazetarja Sonila Meço ka bërë një rezyme të ngjarjeve në Shqipëri përgjatë 24 orëve, ku veprimet e pushtetit ekzekutiv shkelin rëndë pavarësinë e tre pushteteve të tjera.

“Doni të dini në ç’sistem ndodhet Shqipëria?”,- pyet Meço teksa rendit më poshtë të gjitha shkeljet e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Brenda 24 orëve pushteti ekzekutiv (kryeministri me të vetët) vendosën dorë në:

  1. Legjislativ: detyroi 75 deputetë të votojnë ligjin, që i hap udhë shembjes së Teatrit, pa adresuar shkeljet kushtetuese të ngritura nga Presidenti në dekretin e tij. Ne mungesë të Gjykatës Kushtetuese.
  2. Gjyqësor: detyron Prokurorinë të nisë hetime ndaj deklaratave të opozitës. Prokurorja e Përgjithshme, zgjedhur vetëm me votat e maxhorancës, shkrin Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kur kjo e fundit në duar ka çështje të nxehta të njerëzve me pushtet.
  3. Mediatik: vendos pa dijeninë e një pjese gazetarësh, t’i rreshtojë në një listë për udhëtim test drejt Stambollit, kur në fakt media ka ngritur dyshime mbi këtë nismë kryekëput të pushtetit ekzekutiv.

Vetëm në 24 orë ja çfarë ndodh me pushtetet, që duhet të funksionojnë të pavarura.

Keni më dyshime për sistemin e instaluar në Shqipëri?”

Të fundit