Flash News
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Kërkimet nga Turqia për naftë dhe gaz në Mesdheun lindor, Macron i del në krah Greqisë, i dërgon ushtrinë
Emmanuel Macron, presidenti i Francës, i ka kërkuar Turqisë të ndalojë kërkimet e naftës dhe gazit në ujërat e diskutuara në Mesdheun lindor dhe është zotuar të "forcojë përkohësisht" praninë ushtarake franceze në zonë.
Në një deklaratë për mediat, zyra e Macron tha se udhëheqësi francez shprehu shqetësimin për eksplorimin e "njëanshëm" nga Turqia në një telefonatë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Ajo shtoi se kërkimi duhet të "pushojë në mënyrë që të lejojë një dialog paqësor" midis anëtarëve fqinj të NATO-s.
Përplasja u thellua këtë javë kur Ankaraja dërgoi anijen kërkimore ‘Oruc Reis’ të shoqëruar nga marina detare turke në ishullin grek Kastellorizo në Mesdheun lindor.
Greqia vendosi gjithashtu anije luftarake për të monitoruar situatën, e cila aktualisht po lundron në perëndim të Qipros.
Incidenti lidhet me përplasjen e fundit për kërkime në Mesdheun lindor të pasur me gaz, një burim i shpeshtë i mosmarrëveshjeve midis Turqisë dhe fqinjëve, përfshirë Greqinë, Qipron dhe Izraelin.
Në deklaratën e tij, Macron tha se Franca do të rrisë praninë e saj ushtarake për të "monitoruar situatën në rajon dhe për të mbështetur ligjin ndërkombëtar".
Udhëheqësi francez bëri thirrje muajin e kaluar për sanksione nga BE kundër Turqisë për ato që ai i përshkroi si "shkelje" të sovranitetit Grek dhe Qipros mbi ujërat e tyre territoriale.
Marrëdhëniet midis Parisit dhe Ankarasë janë acaruar edhe për konfliktin në Libi.
Ndërkohë, Mitsotakis i kërkoi Turqisë të tregonte "pjekuri", duke paralajmëruar se sulmi në Mesdheun lindor mund të çonte në një incident ushtarak.
Kryeministri Grek tha se Athina nuk do të kërkonte të përshkallëzonte situatën, por shtoi: "Asnjë provokim nuk do të anashkalohet pa përgjigje".
Athina ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme të Oruc Reis nga ajo që e konsideron si territorin e saj, dhe ka kërkuar një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE për këtë çështje.
Shefi i diplomacisë së BE Josep Borrell tha se ministrat e jashtëm do të zhvillojnë një takim të jashtëzakonshëm të Premten për të diskutuar mbi Mesdheun lindor, Libanin dhe Bjellorusinë.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias do të trajtojë çështjen me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Mike Pompeo të Premten në Vjenë.
Një krizë e ngjashme muajin e kaluar u shmang pasi Turqia tërhoqi anijen Oruc Reis për të zhvilluar bisedime me Greqinë dhe Gjermaninë.
Por gjendja u acarua javën e kaluar pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një zone ekskluzive ekonomike në rajon.
Ministria e jashtme turke ka thënë se marrëveshja Greqi-Egjipt ishte "e pavlefshme".
Egjipti, Qipro dhe Greqia gjithashtu kanë denoncuar një marrëveshje të “pavlefshme”, përfshirë një marrëveshje sigurie, të nënshkruar vitin e kaluar midis Ankarasë dhe qeverisë së njohur nga KB në Libi.
https://politiko.al/turqia-do-ti-zgjidhe-mosmarreveshjet-per-naften-me-greqine-permes-dialogut-ministri-i-brendshem-turk-do-i-mbrojme-interesat-tona/
Të fundit
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22