Flash News

KRYESORE

Kërkimet për Emiliano Sala; dorëzohen autoritetet, familja nis mbledhjen e fondeve private

Autoritetet angleze dhe franceze vendosën të ndërpresin kërkimet për sulmuesin Emiliano Sala, por familja e 28-vjeçarit nuk dorëzohet. Ata kanë nisur mbledhjen e fondeve për të nisur kërkimet në mënyrë private me shpresat se ai është gjallë.

Duke qenë se kërkimet llogaritet të kushtojnë deri në 10 mijë euro në ditë, zgjidhja e vetme ishte grumbullimi i fondeve, me shumë emra të njohur të futbollit që i janë bashkuar fushatës, si: Kante i Chelseas apo Pavard i Shtutgartit.

Në Kardif, tifozët zhvilluan homazhe përpara stadiumit, duke vendosur shallë dhe lule në kujtim të 28-vjeçarit, që realizoi ëndrrën e transferimit në Premier League, por nuk arriti të luante asnjë moment me ekipin e ri.

Sala u zhduk teksa po shkonte nga Franca drejt Anglisë, ku sapo ishte transferuar te Kardifi për 17 milion euro. Dyshohet se avioni me të cilin udhëtonte mund të jetë rrezuar në territorin britanik, ndërsa në komunikimet e fundit me familjarët dhe shoket, Sala shprehej i frikësuar.

Të fundit