Flash News

KRYESORE

Kërkoi ndërhyrjen e policisë ndaj studentëve, ironizon pedagogu i gazetarisë:  “Administratori" ka pasion të bëjë fushatë për PS

Sot, policia e rendit është bërë pjesë e aksionit për hapjen e dyerve në disa fakultete brenda të cilëve ndodheshin strudentët e ngujuar. Ishte sekretari i Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa, ai i cili i kishte dërguar një kërkesë policisë për të ndërhyrë.

Pas kësaj kërkese ka reaguar pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, i cili në një reagim në Facebook ironizon Dafën, rolin e të cilit e konsideron “të çudishëm”.

“Sot morem vesh emrin e Administratorit te UT- se. Si e morem vesh do thoni ju? Ka nxjerr nje shkrese, ku per arsye po aq te çuditshme sa dhe funksioni qe mbulon, ka kerkuar nderhyrjen e policise ne ambjentet e brendshme te disa fakulteteve. " E kuptoni Ligjin e Arsimit te Larte, e kuptoni autonomine e Universitetit?! Ky eshte thelbi i Ligjit..ndaj rezistenca duhet te vazhdoje..#mestudentet”, shkruan Goci.

Ervin Goci-pedagog i Gazetarisë

Të fundit