Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Merkel 'shuplakë' Ramës: Së shpejti para gjykatave ndërkombëtare

Këshilltari i Merkel 'shuplakë' Ramës: Së shpejti

Këshilltari i kancelares gjermane Angela Merkel, Martin Henze ka reaguar pas lajmit se kryeministri Edi Rama ka paditur gazetarin gjerman Piter Tiede pas publikimit të përgjimeve në gazetën më të madhe në Europë, “Bild”.

Sipas Henze, Rama do të jetë shumë shpejtë pjesë e gjykimit në gjykatat ndërkombëtare.

“Peter, këto janë tronditjet e fundit të një autokracie, Zoti Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar”, shprehet Henze.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka hedhur në gjyq gazetarin e “Bild”, Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve të bujshme për blerjen e votave.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”,- shkruante Rama në twitter.

Gazetari Tiede i është përgjigjur Ramës në po këtë status.

“Dhe për çfarë më akuzoni? Për publikimin e audio-përgjimeve të vërteta?”, e pyeti gazetari.

Kujtojmë se Piter Tiede ka publikuar në gazetën gjermane “Bild” përgjime të dosjeve 339 dhe 184 në lidhje me skandalin e blerjes së votave në Shqipëri, në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës në Durrës, si edhe në zgjedhjet lokale të 2016-ës, në Dibër.

Nga përgjimet, del se funksionarë të lartë, deri tek kryebashkiaku Vangjush Dako, si dhe ministra të qeverisë Rama, si Gjiknuri e Tahiri kanë komunikuar me personazhe të botës së krimit, për të siguruar votat për Partinë Socialiste.

 

Të fundit