Flash News

KRYESORE

KiE anulon delegacionin, Arben Malaj: Institucion i rëndësishëm për vlerësime zgjedhjesh

KiE anulon delegacionin, Arben Malaj: Institucion i rëndësishëm

Arben Malaj, ish-ministër i Financave, i ftuar në “A2 Business Week” në A2 CNN, se “Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale është një nga institucionet që ka autoritet për të vlerësuar zhvillimet demokratike” dhe i vjen keq që politikanët shqiptarë debatojnë për këtë vendim.

“Më vjen keq për politikanët e vendit tim që debatojnë për vendimin e Këshillit të Evropës. Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale është një nga institucionet që ka autoritet për të vlerësuar zhvillimet demokratike. Ai ka autoritet të ndikojë edhe te shtetet anëtare të BE-së për shkak të zhvillimeve që ndodhin në një vend në nivelin e demokracisë vendore”, deklaroi Malaj, duke u treguar i ashpër në retorikën e tij në lidhje me situatën ku ndodhet sot vendi ynë.

“Është rasti i parë pas vitit 1991 që jemi në një situatë të tillë. Shqetësimi më i madh është se çfarë do të ndodhë pas 30 qershorit, në 1 korrik e më tej. Këtë situatë krize shpresoj ta kalojmë me sa më pak kosto për taksapaguesit. Është vërtetuar nga studime të shumta se pas një krize, të pasurit dalin më të pasur, ndërsa të varfërit më të varfër”, theksoi Malaj.

“Ç’ kusur kanë shqiptarët që politikanët tanë, pavarësisht se si e justifikojnë krizën politike, t’ua bëjnë më të vështirë jetën e tyre të përditshme?”, theksoi më tej Malaj.

Të fundit