Flash News

KRYESORE

Kina vendos të ndalojë anijet dhe avionët amerikanë në Hong Kong

Kina vendos të ndalojë anijet dhe avionët amerikanë në

Kina nuk do të lejojë luftanijet dhe avionët amerikanë që të ndalojnë në Hong Kong, pas vendimit të Uashingtonit për të mbështetur protestat demokratike në vend. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi sot se ka marrë këtë vendim, si përgjigje e sjelljes së paarsyeshme të palës amerikane.

“Si përgjigje ndaj sjelljeve pa arsye të palës amerikane, qeveria kineze vendos që të pezullojë shqyrtimin e kërkesave nga anijet ushtarake dhe avionët amerikanë për të vizituar Hong Kongun, që nga dita e sotme”, tha zëdhënësja e institucionit, gjatë një konferencë në Pekin.

Ajo shtoi se qeveria kineze do të vendosë sanksione ndaj organizatave të ndryshme jo-qeveritare të të drejtave të njeriut në vend, që kanë monitoruar dhe raportuar për protestat në Hong Kong.

Presidenti i SHBA-së javën e shkuar firmosi Aktin e Demokracisë dhe të të Drejtave të Njeriut të Hong Kongut, pasi ai u miratua në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, me thuajse aprovim unanim dypartiak.

Të fundit