Flash News

KRYESORE

Klodiana Lala pas sulmit në banesë: Si nënë jam e tronditur, por jo si gazetare. Vajzat e mia do i rris në Shqipëri

Klodiana Lala pas sulmit në banesë: Si nënë jam e tronditur,

Gazetarja Klodiana Lala ka pranuar në studion e ‘News 24’ se sulmi në banesë e ka tronditur shumë, por është treguar e fortë pasi në këtë mënyrë ka ndihmuar familjarët të kalojnë këtë situatë presioni.

Lala pranoi se si prind dhe si motër është e tronditur nga ngjarja, por jo si gazetare, profesion të cilin do të vazhdojë ta kryejë me të njëjtin pasion. Ajo ripohoi se dyshimet për këtë sulm i lidh me punën si gazetare.

“Unë si nënë, si motër, si bashkëshorte jam e tronditur, por jo si gazetare. Unë kam dyshime se ky sulm lidhet me punën time dhe jam e hapur për çdo hetim ndaj familjarëve, madje edhe ndaj dy vajzave të mitura nëse është e nevojshme”, tha Lala.

E pyetur nëse ka menduar të largohet nga Shqipëria pas sulmit, Klodiana Lala e mohoi një vendim të tillë.

“Unë kam zgjedhur të jetoj në këtë vend, vajzat e mia do i rrisë në këtë vend. Ky është një sulm burracakësh. Nuk e kam menduar dhe nuk e mendoj. Vajzat e mia i kam në kopsht dhe çerdhe publike. Unë si nënë nuk mund t’i japë një shpjegim vajzës sime të madhe përse na qëlluan. Unë nuk e kam një përgjigje”, u shpreh gazetarja.

‘Më thuaj si janë vajzat’, gazetarja Klodiana Lala tregon si u informua për sulmin me armë që ju bë banesës së saj

Të fundit