Flash News

KRYESORE

Koalicioni i mundshëm PD-PS dëmtoi Bashën? Berisha fajëson këshilltarët për humbjen: Ishin mizerabël

Koalicioni i mundshëm PD-PS dëmtoi Bashën? Berisha fajëson

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur sonte përballë Çim Pekës, se shkak kryesor i largimit të militantëve nga PD, sipas tij ishte një koalicion i mundshëm PD-PS.

Për këtë fajson këshilltarët e Partisë Demokratike të cilët i quan “mizerabël”.

“ ‘Do bëjmë koalicion …’ këtu kryetari i Partisë Demokratike u tregua i vonuar. Jo vetëm rënia me 6 % por u rritën në 34.6% ata që nuk do të votonin. Blloku i militantëve të PD-së na u larguan nga fushata.

Militantët janë të hiperndjeshëm. Pastaj kur menduan se kjo mund të ndodhte… Ata s’janë dakord me koalicionin, kështu që u rrit në mënyrë paradoksale.

Lulzim Basha kishte këshilltarë mizerabël. Ata punojnë me ‘fokus grup’ dhe testojnë mesazhin që t’i jep. Beteja të bën të pavendosur. Të pavendosur ishin 24% e popullsisë. Ata të cilët e këshilluan Lulzim Bashën janë 'fjasko'..Absolutisht mizerabël”, u shpreh Berisha.

LEXO EDHE: “Betejat e mia kanë marrë fund. Ata që mendojnë se duhet të hesht janë mjeranë.”

LEXO EDHE: Berisha: Marrëveshja e 18 majit një fitore e shkëlqyer e Lulzim Bashës

LEXO EDHE: Basha e la jashtë listave ‘fituese’ Arben Ristanin. Berisha flet për herë të parë

LEXO EDHE: Berisha: Nuk do të mbështesja Topallin nëse kandidonte për kryetare. Më erdhi Eduard Selami...

LEXO EDHE: Berisha tregon fituesit e qeverisë “Rama 2”: Nusja pa dasmë ishte Ruçi. Xhafaj arrestoi njerëz pse pinë një teke raki

LEXO EDHE: Berisha sqaron rolin që do ketë në grupin parlamentar

Të fundit