Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Kolegji Zgjedhor vendos sot fatin e 30 qershorit. 'Frikë' nga precedenti i Bindjes Demokratike
Të hënën do të testohet qëndrimi i Kolegjit Zgjedhor nëse do të njohë apo jo dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Kjo pritet të shihet në vendimin që do të marrë mbi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar që kërkon të çregjistrohet nga zgjedhjet pasi dekreti u botua në Fletoren Zyrtare duke hyrë në fuqi.
Kryetari i kësaj partie, Idajet Beqiri e ka konsideruar të vlefshëm dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia rrëzoi këtë pretendim me votat e shumicës. Radhën e ka Kolegji zgjedhor. A do ta çregjistojë ky kolegj partinë e Unitetit Kombëtar duke njohur kështu dekretin e presidentit apo do të lërë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke u radhitur në institucionet që kundërshtojnë vendimin e kryetarit të shtetit.
Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojë kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj. Cilido që të jetë vendimi, nuk do të ndryshojë qëndrimin e Presidentit që ka deklaruar se dekreti është detyrues dhe vetëm Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të vendosë mbi ligjshmërinë apo jo të tij.
Pesë gjyqtarët qe do te vendosin per fatin e 30 qershorit, jane ato qe rrezuan me 9 maj ankimimin e depozituar nga Bashkimi Demokratik kundër vendimit të KQZ për regjistrimin në zgjedhje të Bindjes Demokratike.
Sipas 'Bashkimi Demokratik', partia e Astrit Patozit është regjistruar në 25 prill dhe pasi vendimi të merrte formë të prerë, duhej të regjistrohej në regjistrin e partive dhe pastaj vërtetimi i gjykatës do ishte i vlefshëm për t’u regjistruar në KQZ.