Flash News

KRYESORE

Komisioni Evropian nxjerr udhëzimin e ri: Rezultatet e testit për COVID-19 nuk duhet të zgjasin më shumë se 24 orë

Komisioni Evropian nxjerr udhëzimin e ri: Rezultatet e testit për

Ndryshojnë sërish “rregullat” për COVID-19. Nga 48 orë, tani e tutje rezultatet e testit për koronavirusin e ri nuk duhet të zgjasin më shumë se 24 orë. Kjo është ajo çka këshillon përmes udhëzimit të ri Komisioni Evropian, duke shtuar se në këtë mënyrë mund të bëhet një gjurmim real të kontakteve të mundshme.

 “Testimi i tërë rasteve në të gjithë popullatën me simptoma të përputhshme me COVID-19, duke përfshirë ato të lehta, duhet të jetë përparësi”, tha KE në udhëzimet e botuara, duke theksuar se: “Për ta arritur këtë, popullata duhet të ketë qasje të lehtë në testim dhe të inkurajohet të kërkojë testim menjëherë kur shfaqen simptoma të përputhshme me COVID-19.”

Rekomandimet e KE-së përkojnë kryesisht me ato të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Parlamenti Europian, në përputhje me KE, miratoi të enjten një rezolutë, sipas së cilës rezultatet e testit të COVID-19 duhet të njihen reciprokisht në të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe se duhet të krijohet kapacitet i mjaftueshëm për testim.

Të fundit