Flash News

KRYESORE

Kompania “Dove” kërkon falje për reklamën raciste: Nuk ishte e qëllimshme

Kompania e njohur e shampove “Dove”, ka kërkuar falje pas reklamës tre sekonda që u konsiderua si raciste. Kjo video ka marrë shumë kritika pasi është shpërndarë në facebook. Në të paraqitej një vajzë më ngjyrë që heq bluzën për tu shndërruar në një grua të bardhë pas përdorimit të locionit “Dove”.

Menjëherë sa videoja u bë virale kompania kërkoi falje duke thëse se nuk ishte e qëllimshme.

Përdoruesit u revoltuan dhe madje një pjesë e mirë e tyre bëri thirrje për bojkot të produkteve të kësaj kompanie.

"Cili ishte mesazhi?", shkruan një prej konsumatorëve në postimin e “Dove”.  Ariel Macklin shkroi në komente: "Të gjithë ata që kanë sy mund të shohin se sa fyese është kjo, nuk kishte asnjë person në stafin tuaj që ta kundërshtonte këtë?” Kompenti i Ariel është pëlqyer nga më shumë se një mijë persona të tjerë.

Por kjo nuk është hera e parë që “Dove” merr kritika të ashpra për përmbajtjen e reklamave të saj. Në vitin 2011, një artikull tjetër nga “Dove” që nënkuptonte zbutjen e tonit të lëkurës, është kritikuar ashpër. Reklama përshkruante tri gra me dy imazhe – para përdorimit të sapunit kishin një ton të errët të lëkurës dhe pas përdorimit të tij, një lëkurë më të bardhë.

Por jo vetëm kjo kompani ka marrë kritika për reklamat e saj, në prill të këtij viti, edhe reklama e deodorantit “Nivea” me deklaratën "e bardha është pastërti", po ashtu pati mjaft kritika, sepse u konsiderua si nxitje raciste.

 

 

 

Të fundit