Flash News

KRYESORE

Koncerti i Notis Sfakianakis në Tiranë, Artan Fuga: Ku ka Zot që na merr ne vesh!

Koncerti i Notis Sfakianakis në Tiranë, Artan Fuga: Ku ka Zot që

Akademiku, Artan Fuga, ka dhënë opinion e tij sa i takon debatit të ngritur në lidhje me koncertin e këngëtarit grek, Notis Sfakianakis në Tiranë.

“Ca bërtasin: çfarë do ky greku që këndon në Tiranë? Ky nacionalisti që na ka fyer!

Po, mos shko fare ta dëgjosh or mik si këndon, pse mërzitesh, bojkotoje!

Atë që duan amà lëri të shkojnë rehat atje! Se në mos në skenë ata e dëgjojnë në youtube”, shkruan, ndër të tjerash, Fuga në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Artan Fugës në rrjetin social Facebook

Një grek këndon në Tiranë

-----------------------------------

Ku ka Zot që na merr ne vesh!

Ca bërtasin : cfarë do ky greku që këndon në Tiranë? Ky nacionalisti që na ka fyer!

Po, mos shko fare ta dëgjosh or mik si këndon, pse mërzitesh, bojkotoje!

Atë që duan amà lëri të shkojnë rehat atje! Se në mos në skenë ata e dëgjojnë në youtube.

Dhe po këta ankohen: Lëre por na ka venë edhe çmimin e biletës 150 euro!!!

Po mirë, kur nuk do të vesh, çfarë po të duhet se po e vendos çmimin e lartë ai!!!

Madje duhet të kënaqesh sepse duke e vendosur çmimin e lartë nuk do të vejë njeri ta dëgjojë!

Do vejë?

Epo atëhere mirë bën që e vendos çmimin aq shtrenjtë. Edhe më të shtrenjtë ta vejë mirë do të bëjë, kërkesë - ofertë është kjo punë.

Unë për vete po të kisha ndonjë ftesë falas, edhe mund të më prishej mendja për ta dëgjuar njëherë si këndon një nacionalist grek!

Të fundit