Flash News

KRYESORE

Konferenca e Donatorëve, Gjermania dhuron 11 milionë euro për rindërtimin e Shqipërisë

Konferenca e Donatorëve, Gjermania dhuron 11 milionë euro për

Gjermania do të dhurojë 11 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Përmes një statusi në profilin zyrtar në Facebook, ambasada gjermane në Tiranë njofton për shumën që do të vendosë në dispozicion për Shqipërinë, referuar fjalës së ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, në Konferencën e Donatorëve.

Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve.”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Tiranë.

Kujtojmë se 100 milion euro nga buxheti europian do të shkojnë për procesin e rindërtimit të Shqipërisë, shifër që u konfirmua sot nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.

Të fundit