Flash News

E-TJERA

Problemet me votën e diasporës, Celibashi: 11-15 mijë persona nuk mund ta marrin fletën e votimit

Problemet me votën e diasporës, Celibashi: 11-15 mijë persona nuk

Votimi i diasporës shqiptare për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit është shoqëruar me një sërë problematikash.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha për News24, se 11-15 mijë persona nuk mund ta marrin fletën e votimit, pasi kanë probleme me adresat e banimit.

Celibashi tha se një numër i tillë është i papërfillshëm.

“15 mijë votues rezultojnë deri tani që nuk i kanë marrë zarfet me fletët e votimit. 11 mijë prej tyre kanë probleme me adresat, diçka që e prisnim që në fillim të procesit. Me shumë mundësi kjo kategori nuk mund të mund ta marrë fletën e votimit. Sipas informacioneve nga DHL është bërë çdo tentativë për ti kontaktuar por se kanë dhënë adresa e-maili dhe numra telefoni të gabuara.

11 mijë -15 mijë persona pra nuk mund ta marrin fletën e votimit. Me integritetin e procesit zgjedhor kjo nuk ka të bëjë fare. Për ne ky është një numër minimal i papërfillshëm, nisur nga eksperiencat e shteteve të tjera ku ka pasur raste që edhe gjysma e fletëve të votimit nuk kanë mundur të shkojnë në destinacion”, tha ai.

 

Të fundit