Flash News

E-TJERA

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet e mëdha

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet

Për dy net me rradhë, të enjten dhe të premten mbrëma kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha ishin të ftuar në Tv Klan dhe Top Channel. Duke qenë në të njëjtën kohë, dalja e dy protagonistëve të fushatës u kthye edhe në një garë për audiencë, edhe pse nuk u përballën asnjëherë 'face to face' me njëri-tjetrin. 

Të enjten, Rama ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, kurse Berisha në tv Klan, ndërsa mbrëmë, në prime-n e të premtes që përkoi me mbylljen e fushatave elektorale, dy liderët ndërruan karriget e studiove. Ndryshe nga e enjtja, Berisha shoqërohej në Top Story edhe nga strategu amerikan i fushatës së opozitës, Chris Lacivita.  

Por, cili prej tyre kishte vëmendjen më të madhe të audiencës në youtube? 

Të enjten:

Në YouTube, në kanalin zyrtar të Top Channel, intervista e Sali Berishës në Top Story ka grumbulluar 65 mijë shikime. 

Kurse intervista e Edi Ramës në të njëjtin kanal mbrëmjen e së enjtes kapi 113 mijë shikime. 

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet

Të premten

Në YouTube, në kanalin zyrtar të tv Klan, intervista e Sali Berishës në Opinion ka grumbulluar 37 mijë shikime

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet

Kurse intervista e Edi Ramës në të njëjtin kanal kishte 36 mijë shikime. 

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet

 

 

Të fundit