Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të bashkuar se kurrë

Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka falënderuar të gjithë mbështetësit demokratë që iu bashkuan mitingut përmbyllës të PD-AShM në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Berisha ka ndarë momente nga takimi duke shprehur mirënjohje për demokratët. Kryedemokrati shkruan se ky ishte një udhëtim sfidues dhe që më 11 Maj do të hapet një kapitull i ri.

“Ju falënderoj me mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim madhështor!

Ky udhëtim ka qenë një rrugë sfiduese, por e mbushur me shpresë dhe besim.

Sot jemi më të bashkuar se kurrë.

Tani fjala është e juaja. Më 11 maj me votën tuaj, le të hapim një kapitull të ri drejt “Shqipërisë Madhështore””, shkruan Berisha.

Të fundit