Flash News

E-TJERA

PD denoncoi tentativat për blerje votash në Maqellarë, policia referon materialet në SPAK për 4 persona

PD denoncoi tentativat për blerje votash në Maqellarë, policia

Reagon Policia e Dibrës pas denoncimit nga kandidatë të PD se mbrëmbjen e djeshme në Maqellarë, eksponentë të PD-së kanë bllokuar dy automjete me dyshimin se po blihenin vota nga përfaqësues të PS. 

Policia njofton zyrtarisht se kandidati i PD për deputet, Xhemal Gjunkshi ka njoftuar policinë duke denoncuar se përfaqësues të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie, ndaj dhe ka nisur referimi i materialeve në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona. 

Njoftimi i Policisë Dibër:

Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.

Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

Të fundit