Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet parlamentare, analiza e DW: Sa peshë ka vota e elektoratit gri në Shqipëri?

3.7 milionë shtetas, për herë të parë edhe diaspora, janë thirrur të votojnë për parlamentin e ri më 11 maj në Shqipëri.
Si komportohet elektorati i ashtuquajtur „gri“ dhe sa peshë ka vota e këtij grupi në zgjedhje?
Klodeta I., inxhiniere në profesion, e ka vendosur tashmë se kujt do t'ia japë votën e saj.
Që kur arriti moshën madhore, ajo e ka ushtruar të drejtën e votës, edhe pse në shumë raste ka qenë e lëkundur për të vendosur se cilit kandidat apo subjekt politik do t'i shtonte një votë në numërim.
Ajo e konsideron veten elektorat gri, si pjesa më e madhe e miqve të saj. "Mendoj se elektorati gri është elektorati me arsyen më të shëndoshë në një shoqëri si Shqipëria.
Mund ta përkufizoj si mendimi opozitar më i qenësishëm në vendin tonë.
Por, për fat të keq ky elektorat po zvogëlohet gjithnjë e më shumë në numra, pasi në mendimin tim, është elektorati që po braktis vendin” – thotë ajo për DW.
Prej rreth 5 vitesh Klodeta jeton larg Shqipërisë dhe punon në një vend të Bashkimit Europiandhe këtë vit votën e dërgon përmes postës, pasi diaspora lejohet të votojë për të parën herë.
Tipologjia e elektoratit gri në Shqipëri
Në teori, shkencat politike e përkufizojnë elektoratin gri si atë pjesë të elektoratit që nuk zgjedh dot mes mundësive që i ofrohen, ose që është indiferent.
Po në Shqipëri, cila është tipologjia e elektoratit gri? Politologu Ermal Hasimja thotë për DW, se Shqipëria nuk ka studime të sakta rreth kësaj tipologjie, "por mund të mendohet me njëfarë sigurie se elektorati gri është kryesisht urban dhe me nivel shkollimi dhe ekonomik më të mirë se mesatarja”.
"Pavarësia ekonomike e këtij elektorati e bën më pak të varur nga politika” – thotë Hasimja.
Për Afrim Krasniqin, drejtor i Institutit për Studime Politike, "elektorati gri, sipas studimeve, përbëhet nga 15- 23% dhe ka marrë pjesë aktive në zgjedhje vetëm kur ka pasur rrotacione politike”.
Sipas tij, ky elektorat përbëhet nga njerëz të informuar dhe ndërgjegjësuar për politikën, prandaj në shumë raste ky elektorat është refuzues.
"Mendoj që një pjesë e këtij elektorati në këto zgjedhje, do të shtyhet drejt partive të reja. Por fushata aktuale është deri diku negativiste.
Nuk krijon një klimë që ngjall besim tek procesi zgjedhor dhe t'i nxisë njerëzit të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Pra, një pjesë e elektoratit gri do të bojkotojë, kurse pjesa tjetër, nëse merr pjesë në votim, do të votojë për partitë e reja politike” – analizon Krasniqi për DW.
Për Klodetën, kjo kategori në Shqipëri është rritur në mënyrë progresive. Arsyet sipas saj, janë të njëjtat me ato për të cilat të rinjtë po largohen nga vendi.
"Programet e partive politike që kanë potencialin të hyjnë në parlament, nuk janë aspak bindëse.
Ka një mungesë perspektive afatgjatë për vendin. Gjithashtu vota e ka humbur rëndësinë e saj, për sa kohë blihet lirisht në treg” – thotë ajo.
Ndërsa Krasniqi mendon se elektorati gri penalizohet nga kategoria krejt e kundërt prej tij.
"Sa më shumë militantë të kemi, siç kemi aktualisht, liderët politikë janë të detyruar të ushqejnë turmat e militantëve dhe të ofrojnë çfarë duan militantët.
Nuk ofrojnë një strategji për t'i edukuar militantët, dhe për aq kohë sa përdorin një ligjërim të tillë, elektorati gri ndihet i penalizuar”.
(Pa)Fuqia e të (pa)vendosurve
Në Shqipërinë e tranzicionit, politika ka pasur të njëjtët aktorë politikë, thuajse pa figura të reja apo mundësi të larmishme zgjedhjeje.
Në këto zgjedhje parlamentare, pas 35 vitesh, përveç partive tradicionale, shqiptarët kanë mundësi të votojnë edhe për partitë e reja që kanë hyrë në skenë.
"Nëse analizojmë kurbën që ka njohur ky elektorat ndër vite - duke përjashtuar periudhat kur ka pasur vota masive si në vitet '91, 92, '97, e cila ka qenë votë masive pro apo kundër - në periudha të tjera elektorati gri ka qenë tradicionalist ose refuzues, ose votues i kandidatëve deri diku të moderuar” – thotë Krasniqi.
Sipas tij, elektorati gri në Shqipëri nuk përbën një fuqi vendimmarrëse politike, nuk është aq shumë aktiv dhe është privuar pothuajse gjatë shumicës së proceseve zgjedhore për të ndikuar në politikëbërje.
"Një elektorat gri ka vlerë kur spektri politik është i hapur, kur ka prurje të reja dhe kur ka më shumë pluralizëm dhe ka dhe më shumë mundësi zgjedhjeje, që deri tani nuk e kemi pasur.
Në këto zgjedhje partitë e reja po luftojnë të sigurojnë një minimum të mundshëm në parlament, që do të thotë jo për të qenë aktorë të tretë vendimmarrës politikë”.
Për Klodetën, pikëpyetjet për votën e këtyre zgjedhjeve morën fund në çastin kur vulosi "zarfin e diasporës” dhe e dërgoi për Shqipëri. "Vota është zëri im dhe njëkohësisht shpresa që një ditë dikush të ketë veshë për ta dëgjuar” – përfundon Klodeta.
"Sa më shumë të zerohet elektorati gri në Shqipëri, aq më shumë do të bjerë dominanca e militantëve të partive politike dhe aq më shumë do të kemi hapësirë për demokraci funksionale, për debat politik, për alternativa, për dialog, për konkurrencë, për meritokraci, për transparencë dhe llogaridhënie” – thotë Krasniqi./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38