Flash News

E-TJERA

Elmar Brok: Shqipëria ende nuk është gati për BE, nuk jan bërë gjërat mirë këto 12 vite

Elmar Brok: Shqipëria ende nuk është gati për BE, nuk jan

Zëvendës presidenti i CDI, Elmar Brok, ka komentuar për zhvillimet e fundit në Bashkimin Europian duke u fokusuar tek integrimi i Shqipërisë.

në një intervistë të dhënë  në "Çim Peka Live", Brok tha se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të përmbushur kushtet e anëtarësimit.

Sipas tij duhet që procesi i reformave të vazhdojë me ritme të shpejta, duke u fokusuar në fushat kyçe që do ta bëjnë Shqipërinë dhe vendet e tjera aspirante të gatshme për anëtarësim.

"Shqipëria ende nuk është gati për BE, por disa kapituj janë hapur, nga 34 kapituj 5 janë hapur dhe të tjerët do hapen, njëri prej tyre është mbyllur dhe duhet të shohim ende pasi ka pozita të ndryshme sa i përket sundimit të ligjit, pikëpyetje të mëdha për ekonomi, prandaj mendoj se është e nevojshme të bëhet procesi i nevojshëm i reformave, deri në antarësim si në fushën ekonomike, politike apo sundimit të ligjit apo lirisë së medias. Duhet të lejohet tërësisht fjala e lirë. Kontrolli i medias nuk është i pranueshëm kur kërkon të bëhesh anëtar I BE-së. Kusht janë dhe zgjedhjet. Jo vetëm dita e zgjedhjeve por dhe faza përgatitore. Dhe këtu mendoj se duhet të bëhen zhvillime të mëtejshme.....Duhet të zbatohen kriteret e Kopenhagen... Nuk janë bërë gjërat mirë në këto 12 vite", tha Brok.

Të fundit