Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon Këlliçi: Ilirjan Engjëlli ka uzurpuar ambientet e një KQV-je, SPAK të marrë masa

Denoncon Këlliçi: Ilirjan Engjëlli ka uzurpuar ambientet e

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka bërë një denoncim në Facebook.

Këlliçi ka publikuar video-n e Ilirjan Engjëllit, për të cilin shkruan se ka uzurpuar ambientet e shkollës “Skënder Luarasi”, me pretekstin se është administrator i Njësisë nr. 11 në Laprakë.

Këlliçi i ka bërë thirrje Task Frocës së SPAK të veprojë dhe të shmangë çdo tentativë për manipulimin e zgjedhjeve.

“Ky është banditi elektoral Ilirjan Engjëlli, i cili ka uzurpuar prej orësh ambjentet e shkollës Skënder Luarasi. Me preteksin se është Administrator i Njësisë nr.11 Tiranë (Laprakë), ky delinkuent nuk pranon të largohet nga ambjentet e kësaj KQV-je, duke ushtruar presion mbi komisionerët dhe duke tentuar të prishë proçesin zgjedhor.

I bëjmë thirrje menjëherë TASK FORCE të SPAK dhe Policisë së Shtetit, të marin masa të menjëhershme për të parandaluar çdo konflikt të mundshëm apo tentativë për manipulim të proçesit zgjedhor.

PD zotohet se do ti trajtojë të gjithë këta individë si terroristë elektoralë dhe do përgjigjen para ligjit!”, shkruan Këlliçi.

Të fundit