Flash News

Bota

India akuzon Pakistanin për ‘shkelje’ pas marrëveshjes së armëpushimit

India akuzon Pakistanin për ‘shkelje’ pas marrëveshjes

Sekretari i Jashtëm Indian Vikram Misri sapo ka dhënë një informim të shkurtër ku thotë se “Gjatë orëve të fundit, ka pasur shkelje të përsëritura të marrëveshjes që arritëm më herët këtë mbrëmje.

“Kjo është një shkelje e mirëkuptimit të arritur më herët sot”, shprehet ministri duke akuzuar Pakistanin se nuk po i përmbahet marrëveshjes.

Misri thotë se forcat e armatosura të Indisë po “japin një përgjigje të përshtatshme” dhe e përfundon informimin e tij duke “i bërë thirrje Pakistanit që t’i adresojë këto shkelje”.

Të fundit