Flash News

KRYESORE

Konflikti me Merkel për azilkërkuesit, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm gjerman

Konflikti me Merkel për azilkërkuesit, jep dorëheqjen ministri i

Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer, njëherësh edhe kryetari i partisë kristiansociale (CSU) simotër e partisë kristiandemokrate (CDU). Dorëheqjen, Seehofer e ka deklaruar edhe këto dy poste politike.

Vendimin e ka bërë të ditur mbrëmë në mbledhjen kryesisë së partisë në Mynih, pas konflikteve dhe mosmarrëveshjeve me kancelaren Angela Merkel lidhur me politikën e azilit ndaj refugjatëve në vend.

Kujtojmë se Seehofer kishte dalë kundër linjës së kancelares Merkel me kërkesën për dëbimin e refugjatëve në kufi.

AI tha se vendimet e BE-së lidhur me politikën ndaj refugjatëve nuk mund të zëvendësojnë me të njëjtin efekt kontrollet kufitare dhe kthimin e refugjateve.

Seehofer e hodhi poshtë edhe propozimin e parashtruar nga kancelarja Merkel, sipas të cilit refugjatët e regjistruar në vendet e tjera të BE-së të strehohen në të ashtuquajturat qendra ankorimi në Gjermani.

Mergel e hodhi poshtë idenë e tij, që të dëbohen që në kufi refugjatët dhe kërkoi zgjidhje europiane në marrëveshje me vendet fqinjë. Në këto kushte, Seehofer nuk e ka parë më të arsyeshme të qëndrojë në qeverinë aktuale dhe ka dhënë dorëheqjen.

Të fundit