Flash News

KRYESORE

Koronavirusi, Basha del sërish në konferencë: Qeveria të ndalë propagandën, po shpërndahen maska të skaduara

Koronavirusi, Basha del sërish në konferencë: Qeveria të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat sulmoi ashpër qeverinë, pasi sipas tij, personeli shëndetësor po punon me maska të skaduara, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por duke u bërë edhe burim i përhapjes së virusit te qytetarët.

Sipas Bashës qeveria duhet ti kishte marrë masat më parë, duke e akuzuar se po bën vetëm propagandë.

Më tej kreu demokrat kujton edhe kushtet e vështira, kryesisht higjenike në të cilat jetojnë të prekurit nga tërmeti, për të cilët thonë se qeveria nuk ka bërë asgjë.

Personeli shëndetësor rrezikon me maska të skaduara. Ata kthehen në viktimat e para dhe transmetues të virusit te qytetarët. Kjo është papërgjegjshmëri totale. Spitalet janë totalisht të papërgatitura për fluksin, e kam fjalën për ata që do kenë nevojë për trajtim në kushte spitalore. Kapacitetet aktuale nuk kalojnë 120 njësi të përgatitura për të trajtuar 120 të infektuar, që ju kërcënohet jeta. Kjo është kronikë e një dështimi.

Një nga faktorët kryesor për parandalimin e epidemisë është higjiena, qeveria ka harruar personat e dëmtuar nga tërmeti. Ata janë harruar ose janë kthyer në banesat e dëmtuara. Ju bëj thirrje të mos neglizhoni asnjë shenjë, por t’i drejtohen mjekëve specialist”, tha Basha.

Të fundit