Flash News

KRYESORE

Koronavirusi/ Mjeku i urgjencës në QSUT ka një apel: Mos e lini Shqipërinë në këtë derexhe

Pas përkeqësimit ndjeshëm të situatës me koronavirusin në Itali, Shqipëria është përfshirë nga një gjendje ankthi se çfarë do të bëhet nëse do të preket edhe vendi ynë.

Së fundmi ka qenë mjeku i Urgjencës së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, Petrit Vargu, ai i cili thotë se analizat e koronavisurit çohen në Berlin, pasi në Shqipëri nuk janë pajisjet e duhura.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Vargu ka një apel edhe për ata që ai i quan ‘të kollarisurit e PD’.

“Çuditërisht gjithë ata që kanë marrë ofiqe, shefa shërbimi e më lart, sheqerosin situatën duke arritur deri aty sa të thonë që e bëjnë analizën për koronavirus në kohë rekord. Po kontroll-analiza në Berlin a hyn në rekordin tuaj? Pse i çoni në Berlin kur jeni kaq të saktë, apo për të harxhuar paratë e popullit? Po ju të kollarisurit e PD-së që shpalosni programe dhe na tregoni drejtimet e duhur të shëndetësisë ku jeni dhe pse nuk flisni? Mos e lini Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë derexhe!,”-shkruan mjeku.

Kujtojmë se në rang global, deri më tani numërohen rreth 2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga Koronavirusi.

Të fundit