Flash News

KRYESORE

Kosova ndihmon Francën për rindërtimin e Notre Dame

Kosova ndihmon Francën për rindërtimin e Notre Dame

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duke e konsideruar djegien e katedrales së Notre Dame në Paris, humbje të vlerave për mbarë kontitentin, është shprehur sot para ambasadorit të Francës, Didier Chabert se Kosova do të ndihmojë financiarisht për rindërtimin e saj.

Gjatë takimit të Forumit të Nivelit të Lartë për Koordinimin e Donatorëve, Kryeministri Ramush Haradinaj bëri këtë deklaratë në frengjisht, por pa konfirmuar vlerën e parave.

Kujtojmë që presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, të martën kërkoi nga 28 vendet anëtare të BE-së që të ndajnë mjete për rindërtimin e Katedrales Notre Dame.

Të fundit