Flash News

Kosova

1 vjetori i sulmit në Banjskë, vajza e Afrim Bunjakut: Ishe dhe do të mbetesh krenaria e shtetit

1 vjetori i sulmit në Banjskë, vajza e Afrim Bunjakut: Ishe dhe do

Arbenita, vajza e Afrim Bunjakut, ka mbajtur një fjalim përlotës në 1 vjetorin e sulmit në Banjskë ku mbeti i vrarë babai i saj.

Arbenita ka thënë se për familjen e tyre, asgjë nuk e zë vendin e babait të saj. Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 nga forcat serbe derisa ishte në krye të detyrës në Banjskë të Zveçanit.

Në Akademinë përkujtimore për nder të heroit, Afrim Bunjakut, ajo ka thënë se për familjen e saj, amanet është përkushtimi dhe dashuria për atdhe, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai e vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Krenaria që kemi për babanë na bënë të vazhdojmë për para/Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne. Një vit pa ty babi, mungesë që asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh, ishte dhe do të mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë”, ka thënë Arbenita.

Në këtë ditë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë thirrje të mbahen plotësisht përgjegjës autorës e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit një vit më parë.

 

Të fundit