Flash News

Kosova

22 vite nga fillimi i sulmeve të NATO-s në Kosovë, si nisën bombardimet ndaj forcave serbe

22 vite nga fillimi i sulmeve të NATO-s në Kosovë, si nisën
Foto ilustruese

Sot shënohen 22 vite ngafillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Në orën 20:00 të 24 marsit të vitit 1999 aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para. Sulmet zgjatën 78 ditë.

Bombardimet filluan pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 dhe pas dështimit për një marrëveshje paqësore me Beogradin.

Sulmet e NATO-s ndaj forcave serbe u ndërprenë më 10 qershor 1999, pasi presidenti i atëhershëm i Republikës Socialiste të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pranoi të tërhiqte trupat nga Kosova.

Urdhërin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidentit i SHBA-ve, Bill Clinton. Ai deklaroi asokohe se kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, deklaronte Clinton.

Të fundit