Flash News

Kosova

Analisti Rron Gjinovci: Tifozët shqiptarë as nuk dinë të shajnë, ne të Kosovës i mësuam!

Analisti Rron Gjinovci: Tifozët shqiptarë as nuk dinë të

Pas deklaratës absurde të aktorit Osman Azemi, i cili tha se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ata të Kosovës pasi sipas tij nuk kanë emra të njohur si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shqiri e shumë të tjerë, një tjetër figurë e njohur në Kosovë është në të njëjtën linjë mendimi me aktorin.

Së fundmi, video e aktivistit të Vetvendosjes, Rron Gjinovcit po bën xhiron e rrjetit. Në këtë video Gjinovci dëgjohet teksa thotë se Shqipëria nuk ka asgjë të vetëm, duke filluar nga ekonomia për të cilën sipas tij kontribuojnë kosovarët e deri te artistët e futbollistët.

Shqipëria nuk ka asgjë origjinale të vetën, në një dimesion. Ekonominë e ka të gjithën të bazuar në turizëm që dominohet nga kosovarët. Çfarë prodhon Shqipëria? Nuk prodhon asgjë. Kulturën mundohet ta marrë nga pjesët e tjera për të cilat nuk ka kontribuar asnjëherë asgjë, që kur ka shpallur Pavarësinë asnjëherë nuk ka qenë në gjendje, asnjë luftë të nisë për të marrë pjesët e tjera që i takojnë apo të përfitojë prej tyre.

Është para. Unë dua të përvetësoj Dua Lipën që është një kosovare. Të gjithë estradën e ka me njerëz të Kosovës. Futbollin e ka një djalë nga Tetova, një nga Kumanova, nja 5 a 6 djem nga Kosova dhe domethënë Shqipëria as ekipin e vet nuk ka mundur të bëjë të vetin të territoret  veta. Tifozeria janë shumica kosovarë, ata nuk dinë as të bërtasin i kanë pasur ato thirrjet “le të fitojë më i miri”, ata edhe për të sharë janë mësuar nga kosovarët. Nuk kanë ditur as të shajnë. Çfarë ka prodhuar Shqipëria?”, tha ai.

Të fundit