Flash News

Kosova

Ankesa për plagjiaturë, Kuvendi i Kosovës heq nga përdorimi logon e re 3 ditë pas miratimit

Ankesa për plagjiaturë, Kuvendi i Kosovës heq nga përdorimi

Hiqet nga përdorimi logo e re e Kuvendit të Kosovës 4 ditë më parë me vendim të Kryesisë së Kuvendit.

Mediat e Kosovës shkruajnë se dje në mbledhje të Kryesisë është vendosur që të shtyhet përdorimi i logos së re deri në një njoftim tjetër.

Sipas burimeve, ky vendim është marrë pas diskutimeve lidhur me disa ankesa për plagjiaturë të logos. Po ashtu, edhe në faqen e Kuvendit të Kosovës në Facebook, sot është hequr logoja e re nga fotografia e profilit.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka konfirmuar se ka pranuar një e-mail ku thuhet që është shtyrë përdorimi i logos së re.

“Nuk kam qenë prezent në mbledhje, por më ka ardhë një e-mail zyrtar ku thuhet që shtyhet përdorimi i logos së re”, tha Gashi për Kallxo.com.

Logoja do të vendosej në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete të cilat organizohen nga Kuvendi.

Kuvendi i Kosovës më 01.03.2024 pati ka hapur konkurs për dizajnim të logos së këtij institucioni në vlerë 10 mijë euro.

Sipas thirrjes së publikuar në faqen e Kuvendit të Kosovës dhe në e-prokurim, për vendin e parë ishin paraparë të ndahen 7 mijë euro, për të dytin 2 mijë dhe për të tretin 1 mijë euro. 

Të fundit