Flash News

Kosova

Asgjësohen në Kosovë 21 ton peshk të kontaminuar me parazitë

Asgjësohen në Kosovë 21 ton peshk të kontaminuar me

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Kosovë ka bërë të ditur se ka asgjësuar 21 tonë peshk të kontaminuar me parazitë të llojit ‘Anisakis’.

Sipas mediave vendase, ekipet inspektuese të mjekësisë veterinare të AUV-së, gjatë kontrolleve fizike dhe organoleptike, kanë zbuluar shenja të pranisë së parazitëve në peshk të ngrirë.

Në bazë të Ligjit për Veterinarinë dhe Ligjit për Ushqimin, peshku u largua menjëherë nga tregu dhe u bllokua për analiza të mëtejshme laboratorike.


Pas konfirmimit të prezencës së parazitëve, AUV vendosi që peshku i kontaminuar duhet të kthehet në vendin e origjinës ose të asgjësohet.

“Për shkak të pamundësisë së kthimit, u asgjësuan 21,380 kg peshk i llojit merluc, i cili nuk përmbushte standardet e nevojshme për konsum publik”, thuhet në njoftim.


Procesi i asgjësimit u krye nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së, ndërsa agjencia ka deklaruar se do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e konsu

Të fundit