Flash News

Kosova

Escobar: Një marrëveshje për një të ardhme mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh

Escobar: Një marrëveshje për një të ardhme mes

I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar wshtw shprehur optimist se një marrëveshje për një të ardhme mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh. 

Escobar deklaroi se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve të vendosin afatet kohore.

“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë.

Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon”, ka deklaruar ai në Kanal10.

 

Të fundit