Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hamza: Hapja e urës mbi lumin Ibër të bashkërendohet me NATO-n dhe aleatët e Kosovës

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza thotë se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të kryhet në bashkërendim me NATO-n dhe aleatët strategjikë të Kosovës.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se duhen shmangur veprime që mund të çonin në tensionim të situatës. “Duhet të ketë bashkëpunim, bashkërendim dhe koordinim me NATO-n , që ka trupat e vet në kuadër të KFOR-it, me ambasadat në Kosovë, me diplomacitë e vendeve mike me qëllim që të mos shkaktohet një situatë që në vend që të ketë progres të lëvizim në regres dhe të përballemi me një situatë e cila më pastaj do ta bllokonte urën për lëvizje për një kohë më të gjatë”, u shpreh ai.
Zoti Hamza, tha se çështja e urës ishte temë në takimet që ai ka patur me zyrtarë amerikanë gjatë qëndrimit në Uashington.
Autoritetet në Kosovë mbyllën të hënën zyrat e postës së Serbisë në veri dhe filluan të enjten testimin e qëndrueshmërisë së urës kryesore mbi Ibër që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, si përgatitje për hapjen e saj për lëvizjen e makinave, mes kundërshtimeve të KFOR-it dhe diplomatëve perëndimorë.
Qeveria e Kosovës thotë se hapja e urës do të ishte simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndëretnike ndërmjet veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare.
Zëri i Amerikës: Qyteti juaj është vënë përsëri në qendër të vëmendjes pas planeve të qeverisë së Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për makinat. A duhet të hapet ura për lëvizjen e automjeteve, cili është mendimi juaj ?
Bedri Hamza: Ura për këmbësorë është e hapur, por duhet hapur edhe për automjete. Mirëpo duhet të ketë bashkëpunim, bashkërendim dhe koordinim edhe me faktorë të tjerë, në këtë rast edhe me NATO-n, që ka trupat e vet në kuadër të KFOR-it, me ambasadat në Kosovë, me diplomacitë e vendeve mike me qëllim që të mos shkaktohet një situatë që në vend që të ketë progres të levizim në regres dhe ku mund të kemi dhe të përballemi me një situatë e cila më pastaj do ta bllokonte urën për lëvizje për një kohë më të gjatë.
Ndaj, ura, e dimë rolin e saj, është për të lehtësuar qarkullimin, për të lëvizur njerëzit, idete kapitali, në pjesën jugor të qytetit të Mitrovicës është e hapur, janë të mirëpritur kushdo kalon andej, janë të mirëpritur ta vizitojnë, të bëjnë biznes në Mitrovicë, të pijnë kafe në Mitrovicë, pa dallim etnie dhe në këtë drejtim ne duhet t’i kontribuojmë që të kemi një shtensionim të situatës, një krijim të kushteve që të kemi një normalitet në ketë pjesë të Kosovës dhe gjithsesi ne duhet të jemi ngushtë të koordinuar dhe të bashkëpunojmë që të kemi përkrahjen edhe të partnerëve tanë strategjikë në këtë drejtim.
Zëri i Amerikës: Hapja e urës ishte parashikuar në një marrëveshje të arritur në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, dhjetë vjet më parë. Përse nuk është zbatuar një gjë e tillë?
Bedri Hamza: E them me keqardhje që Mitrovica e veriut të Kosovës vazhdon të jetë temë që pas luftës. Kemi një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve që janë arritur, disa prej tyre kanë prodhuar efekt, disa prej tyre nuk janë zbatuar dhe dihet që problemi i moszbatimit të pjesës së madhe të marrëveshjeve është Serbia, janë institucionet në Serbi. Prandaj dhe në këtë drejtim, ka patur një ndikim nga ana e Serbisë përmes strukturave në pjesën veriore të Kosovës që të ketë probleme sa i përket lirisë së lëvizjeve dhe qarkullimit të njerëzve, të makinave, ideve, kapitalit e të tjera. Prandaj është e nevojshme që të kemi hapje të urës edhe për automjete, sepse e theksova dhe po e ritheksoj, për këmbësorët është e qarkullueshme, por kjo të jetë në partneritet, në koordinim, në bashkërendim me partnerët tanë strategjikë.
Zëri i Amerikës: A u shtrua çështja e urës në takimet tuaja këtu në Uashington dhe cili ishte mesazhi i zyrtarëve amerikanë?
Bedri Hamza: Unë kam patur takime të nivelit të lartë, mjaft të dobishme, produktive në Shtëpinë e Bardhë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Departamentin amerikan të Shtetit, ku kemi biseduar me personalitete të larta të administratës amerikane dhe një prej temave sigurisht që ka qenë edhe çështja e urës. Ëshë i qartë qëndrimi i partnerëve tanë strategjikë, që kjo çështje duhet të shkojë në partneriteti dhe në pajtueshmëri me KFORI-n, me NATO-n, me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian, jo të prodhohet në një situatë ku realisht mund të kemi tensione dhe realisht të kemi zhvillime të cilat e dëmtojnë më pas këtë çështje.
Zëri i Amerikës: Qeveria e kryeministrit Albin Kurti thotë se hapja e urës nënkupton zbatim të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe veprimet si ai për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri, janë pjesë e shtrirjes së sovranitetit në atë pjesë. A nuk ishte ky qëllimi edhe i qeverisë suaj dhe qeverive të tjera të Kosovës?
Bedri Hamza: Po sovraniteti, po tërësia territoriale e Republikës së Kosovës, integriteti, karakteri unitar i shtetit, rendi dhe ligji, mirëpo për çështje të caktuara duke ditur që për sigurinë në Kosovë garanton edhe NATO përmes trupave që i ka të KFOR-it, ne duhet të dakordohemi edhe me partnerët tanë strategjikë, do të thotë, nuk ka dilema rreth sovranitetit, tërësisë territoriale dhe zbatimit të ligjit, por në tema të caktuara duhet të kemi partneritet dhe bashkërendim.
Zëri i Amerikës: Pas dështimit të nismës për të patur zgjedhje të parakohshme përmes një marrëveshjeje të të gjitha forcave politike si është situata sot? A ka ndonje nismë për zgjedhje të parakoshme apo do bëhen në kohën e rregullt?
Bedri Hamza: Edhe veprimet të cilat janë duke ndodhur, të cilat i biseduam, më tepër po bëhen për efekte elektorale. Përndryshe, bëjnë veprime, marrin inisiativa, ngrenë tema, përse nuk po i bëjnë? Le t’i bëjnë. Zgjedhjet në afat të rregullt. Presidentja e vendit i ka ftuar partitë politike në konsultime dhe si data të mundshme janë datat me 26 janarit dhe 16 shkurtit. Ne presim që Presidentja të dalë me një datë të saktë për mbajtjen e zgjedhjeve, në një afat të rregullt. Ka patur një inisiativë që në Kosovë të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Realisht partia në pushtet ka deklaruar se është e gatshme, por në fund kur ne si Parti Demokratike kemi dhënë mbështetjen për shpërndarjen e Kuvendit ka patur një hezitim, një mos gatishmëri nga partia në pushtet që të shkohet në zgjedhje të parakohshme që kanë qenë të planifikuara në qershor apo në fillim të korrikut. Prandaj ne presim që zgjedhjet të jenë në afat të rregullt ligjor, kushtetues dhe jemi duke u përgatuar që të dalim sa më mirë në zgjedhje dhe jemi optimist që do të kemi rezultat të mirë. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38