Flash News

Ditari i Opozitës

Rama sot në Shkodër, Spahia apel zonjave: Përbuzni një harbut që ju drejtohet me fjalor të turpshëm

Rama sot në Shkodër, Spahia apel zonjave: Përbuzni një

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia ka apeluar gratë dhe vajzat e Shkodrës të përbuzin një harbut që ju drejtohet me një fjalor të turpshëm, siç e cilëson ai.

Përmes një postimi në Facebook, Bardh Spahia shkruan se qyteti i Shkodrës nuk meriton të përfaqësohet nga një person që përçmon autizmin apo promovon imazhe të pahijshme.

"Zonjave të nderuara të Shkodrës:

Ju nëna, motra, gra dhe bija të një qyteti me tradita e dinjitet, kam sot një thirrje nga zemra për secilën prej jush. Ju nuk meritoni një harbut që t'ju drejtohet me një fjalor të turpshëm.

Bojkotoni dhe përbuzni një individ që përçmon autizmin apo u bën thirrje fëmijëve të shohin fotot e tij nudo. Shkodra, qyteti ynë djep i kulturës, i dinjitetit dhe i vlerave, nuk meriton të përfaqësohet nga askush që i nëpërkëmb këto parime", shkruan Spahia. 

Të fundit