Flash News

E-TJERA

Aksident në “Plepat e Kardhiqit”, gjermani përplas këmbësoren në Gjirokastër

Aksident në “Plepat e Kardhiqit”, gjermani përplas

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e njohur si “Plepat e Kardhiqit”.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, një shtetas gjerman, M. W., 56 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “BMW”, ka përplasur një këmbësore, shtetasen Z. I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë.

Si pasojë e përplasjes, 38-vjeçarja ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit