Flash News

Bota

Aparatura merr flakë gjatë operacionit, digjet pacientja 72-vjeçare në spitalin “Aleksandra”

Aparatura merr flakë gjatë operacionit, digjet pacientja

Momente paniku janë shënuar pasditen e së enjtes në spitalin “Aleksandra”, gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një tumori tek një paciente 72-vjeçare. Ngjarja ndodhi pasi një defekt i papritur në një nga aparaturat mjekësore shkaktoi flakë në sallën e operacionit, duke i shkaktuar gruas djegie të shkallës së dytë në disa zona të trupit.


Sipas njoftimit zyrtar nga Rajoni 1 Shëndetësor, incidenti ndodhi drejt përfundimit të operacionit dhe ekipi mjekësor reagoi menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të trajtuar pacienten.


Pas vlerësimit fillestar të djegieve nga kirurgu plastik, pacientja është zgjuar në gjendje të qëndrueshme dhe është transferuar në dhomën e rikuperimit ku po monitorohet nga ekipe mjekësore të specialiteteve gjinekologjike, plastike dhe anesteziologjike.


Administrata e Repartit të Parë Mjekësor ka nisur një hetim administrativ për zbardhjen e rrethanave të incidentit dhe ka kërkuar menjëherë dosjen e plotë të aparaturave të përdorura gjatë ndërhyrjes.

Të fundit