Flash News

E-TJERA

I riu që u plagos sot në Farkë është djali i ish-deputetit të PD

I riu që u plagos sot në Farkë është djali i

Një përplasje me sende të forta është shënuar pasditen e sotme në një rezidencë në zonën e Farkës, në periferi të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nga përleshja ka mbetur i plagosur një i ri.

Mësohet se 19-vjeçari Kristi Fufi i cili mbeti i plagosur është djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.

“Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

Të fundit